Rreth Nesh
ikubInfoSoftështë themeluar në Maj 2011 si një
bashkëpunim midis ikubINFO Software Solutions
Shpk. dhe njësisë Software Solution të
InfoSoft Systems Shpk. Duke sjellë së bashku
profesionistët më të mirë, ne besojmë që ikubInfoSoft qëndron
tashmë si kompania lider në Shqipëri për shvillim e aplikimeve
software. ikubInfoSoft është e përqëndruar plotësisht në fushat e
zhvillimit software dhe shërbimive IT për të sjell zgjidhjet më të
mira ndaj nevojave të klientëve tanë. Me një përzgjedhje
teknologjie që vjen nga experiencat më të mira në programim ne mund
të ofrojmë kualitetin me të lartë të shërbimeve tek të gjitha
institucionet publike dhe organizatat private.
ikubInfoSoft punon me klientët e sajë për ti ndihmuar ata që të
arrijnë performanca të larta si biznese dhe qeveri duke përshtatur
teknologjinë më të mirë për nevojat e tyre. Ne kemi si qëllim
kryesor të kuptojmë sa më në thellësi dhe sa më mire kërkesat e
klientit në mënyrë që të ofrojmë një zgjidhje sa më të
personalizuar në shumë fusha specializimi, si Teknologji Web,
Arkitekturë Sërverash, Sisteme Databazash, Inteligjencë Biznesi,
Tregëtim Online.
Metodologjia e inxhinerisë së programimit që përdoret nga ne është
e bazuar mbi Procesin e Unifikuar Racional (Rational Unified
Process - RUP ™) të liderit global në teknologji, IBM, me elementë
të teknikave më të fundit, si Programim Ekstrem (Extreme
Programming - XP). Gjithashtu ne njohim shumë mirë Modelimin e
Shkathët (Agile Modeling - AM), si dhe metologjinë e përdorur nga
organizata themeluese e proceseve të biznesit, Organizata e
Iniciativës për Menaxhimin e Proceseve të Biznisit (Business
Process Management Initiative - BPMI).
Fushat e expertizës tonë perfshijnë Modelim Procesesh Biznesi,
Zhvillim Aplikimesh Software, Shërbim Konsulence IT, dhe
Mirëmbajtje Sistemesh Software. Zgjidhje të tjera të ofruara nga ne
perfshijnë zhvillim dhe administrim portalesh informacioni;
mbledhje, transformim dhe depozitim të dhënash; analizim dhe
raportim të dhënash.
ikubInfoSoft operon me një ekip primar prej 30+ zhvilluesësh të
specializuar software-i dhe ekspert cështjesh (SME - Subject Matter
Experts), të cilët janë të përqëndruar plotësisht në projekte
zhvillimi sistemesh software. Ne gjithashtu kemi në dispozicion një
grup specialistesh që mund ti angazhojmë në c'do moment sipas
nevojave të projekteve. Ekspertët tanë vijnë nga sfonde të
ndryshme, si inxhinier software-i, programues kompjuteri, dhe
menaxhim projekti, me certifikime të mirënjohura dhe me përvoja të
nivelit të lartë nga të dyja teknologjitë, Microsoft-it dhe
Oracle-it.
|
|